E ‘largoi’ trajneri para pak ditësh, Benzema feston me het-trik

Karim Benzema ka shënuar një het-trik për Al Ittihad, vetëm pak ditë pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua nga posti i trajnerit në këtë klub.

Klubi saudit e shkarkoi nga detyra të mërkurën pasi fitoi vetëm gjashtë nga 12 ndeshjet e tyre të para të ligës këtë sezon.

Klubi u rikthye në aksion të premten kur priti Abha Club, me Benzema që ishet yll i shfaqjes në këtë fitore (4-2).

 

Në pjesën e parë, të dyja skuadrat patën disa raste, por Al-Ittihad ishte më i mprehtë. Në minutën e 38-të, Al Ittihad fitoi një penallti, ku Benzema e ktheu në gol.

Pas pushimit, Abha barazoi rezultatin në minutën e 51-të, por tre minuta më vonë, Al-Ittihad kaloi sërish në epërsi.

 

Më pas erdhi momenti i Benzemas. Sulmuesi francez shënoi dy gola të shpejtë në dy minuta, duke e bërë rezultatin 4-1.

Në minutat e fundit Abha shënoi sërish, por nuk mundën të bënin gjë më shumë.

 

Me këtë het-trik, Benzema ka shkuar në kuotën e tetë golave në elitën e futbollit saudit.