Mësohet se deri kur do të jenë të mbyllur kufijt në Evropë

Komisioni Evropian i bëri thirrje vendeve të BE-së dhe Shengen Zonës që edhe për 30 ditë të vazhdojnë mbylljen e kufijve.

Pra me këtë vendim kufijt do të jenë të mbyllur deri më 15 qershor.

Kufizimet zbatohen për të gjitha udhëtimet e qytetarëve nga vendet e treta që nuk janë thelbësore, dhe vlejnë për kufijtë e jashtëm të BE-së dhe vendet e Shengenit e që janë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Komisioni tha se situata mbetet kritike si në Evropë ashtu edhe në botë, edhe përkundër hapave fillestarë të ndërmarrë nga vendet anëtare të BE për të nisur me lehtësime dhe kthimin në normalitet.

Brukseli kërkon një qasje të koordinuar të vazhdueshme për kufizimin e hyrjes në BE dhe konsideron se këto masa do të jenë efektive vetëm nëse zbatohet nga të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e Zonës Shengen.

Vendet e BE-së dhe Shengen Zonës më 16 mars mbyllen kufijt në kuadër të masave të ndërmarra nga Komisioni Evropian për të përballuar situatën me Kovid19. Kjo masë u vazhdua më pas më 8 prill, edhe për 30 ditë të tjera. Ndërsa tani është vazhduar edhe për 30 ditë tjera deri më 15 qershor.