Transporti publik të shtunën dhe të dielën do të funksionon nga ora 5 deri në orën 19 në dy turne

Transporti publik nesër, (9 maj) do të funksionojë nga ora 5 deri në orën 19, në dy turne. Autobusët do të qarkullojnë nga ora 5 deri në 9 dhe nga ora 13 deri në orën 19, sipas orarit të së shtunës.

Siç kumtoi NQP, biletaritë do të jenë të hapura nga ora 7:30 deri në orën 17 në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel (treg), biletaritë në Tregun e Gjelbër dhe në Autokomandë, tek Drejtoria e NQP Shkup.

Në të njëjtën periudhë do të punojnë edhe qendrat e personalizimit në Karposh 2, në Bit Pazar dhe në qendrën e Qendrës Transportuese.

Të dielën (10 maj), transporti publik do të funksionojë nga ora 05 deri në orën 19, në dy turne. Autobusët do të qarkullojnë nga ora 05 deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në ora 19, sipas orarit të së dielës.

Sa i përket termineve të nisjes (të parët dhe të fundit, sipas kufizimeve), nga NQP thonë se do të informojnë gjatë ditës së nesërme.

Të dielën, nga ora 7:30 deri në orën 13 do të punojnë biletaritë në Tregun e Gjelbër dhe Gjorçe Petrov, ndërsa në të njëjtën periudhë do të jetë e hapur edhe qendra për personalizim e Qendrës Transportuese (autobusë).