Mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike

Gjendja me Covid 19 nëpër shkollat e mesme dhe ato fillore momentalisht është stabile dhe mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike dhe jo online. Kështu u shpreh sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila sqaroi se 75 përqind e mësimdhënësve tanimë janë të imonizuar dhe se rastet aktive me covid 19 janë nën 1 për qind. Ajo theksoi se situaten e kanë nën kontroll dhe se gjithçka është në rregull.

MILLA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Situata e koronavirusit në shkolla është stabile dhe për sa kohë është kështu ne mbetemi në skenarin e parë – mësimdhënie me prezencë fizike. Nëse ka ndonjë ndryshim apo kërcënim, atëherë në koordinim me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë do të zbatojmë skenarë të tjerë. Por tani për tani gjithçka tregon se gjendja është stabile dhe se nxënësit janë të sigurt në shkolla”.

Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë ka arritur të menaxhojnë shumë mirë situaten me pandeminë nëpër shkolla dhe se janë respektuar të gjitha masat anti covid.

MILLA CAROVSKA- MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Vlerësimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë tregoi kontroll të epidemisë në shkolla, gjë që tregon se masat janë respektuar dhe protokollet janë zbatuar mirë. Natyrisht, si vitin e kaluar, edhe këtë vit po e monitorojmë situatën në baza ditore. Prandaj, për sa kohë që situata me KOVID-in të jetë stabile në shkolla, ne do të propozojmë modelin me prezencë fizike. Nëse Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë paralajmërojnë se ka kërcënime të tjera për shëndetin e nxënësve në lidhje me KOVID, atëherë, natyrisht, do të marrim masa të tjera dhe do të diskutojmë skenarë të tjerë”

Ndërkohë, vlenë të theksohet se sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 38% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.