Mësimdhënësit e Strugës në protestë, kërkojnë paratë për punën shtesë

Që nga fillimi i vitit shkollor, komuna e Strugës nuk ka paguar asnjë denarë për punë jashtë orarit tridhjetë mësimdhënësve nga shkolla fillore Vëllezërit Milladinov. Për shkak të kësaj, ata protestuan para komunës. Thonë se punojnë në dy ndërrime e disa edhe në tre ndërrime.
Në këtë mënyrë ne duam ta shprehim revoltën tonë, ndaj asaj se në këtë situatë nuk reagojnë si duhet, dhe nuk u përgjigjen kërkesave që ne tashmë i dorëzojmë për herë të katërt. Do të shkojmë deri në fund derisa të paguhemi. A mendoni për bojkot të mundshëm të mësimit, nëse nuk paguheni? Do ta shohim, do ta mendojmë këtë”, tha Irena Petreska, Mësuese në shkollën “Vëllezërit Miladinov”, Strugë.

Nga komuna thonë për Alsat se sot për herë të parë morën një kërkesë të tillë nga shkolla për pagimin e punës së mësuesve jashtë orarit, nga klasa e parë në të katërt. Por thonë se kanë një problem

Nuk kemi marrë fonde shtesë nga Ministria e Arsimit për këtë qëllim”, thonë nga Komuna e Strugës.

Nga Ministria e Arsimit thonë të kundërtën. Për bllok dotacione të pagave dhe punë jashtë orarit, sipas tyre që në vjeshtë janë siguruar 122 milion denarë shtesë.

Në tetor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, u dërgoi një letër të gjitha shkollave duke thënë se mësuesit, që punojnë më shumë se puna me kohë të plotë, duhet tu paguhet kompensim për punën jashtë orarit, për të cilën janë dhënë bllok dotacione për komunat”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Nga ana tjetër mësuesit thonë se nga këto të cilat i përmend Ministria nuk kanë marrë asnjë denarë.