Gjendje e vështirë me virus në Gostivar

Është mbushur deri në shtratin e fundit Qendra infektive e Gostivarit me të prekurit nga koronavirusi. Vetëm ditën e djeshme, janë paraqitur 20 persona pozitiv me koronavirus

“Ndërkohë në spitalin modular për koronën që shihni prapa meje, kanë mbetur edhe vetëm pesë shtretër, të cilët, sipas mjekëve, pritet që gjatë ditës së sotme të mbushen. dhe pastaj do kërkohet vend i ri për sistemimin e të prekurve nga virusi korona”

Spitali numër një është i mbushur, por edhe modulari është gati në përfundim, pra janë 39 pacientë të shtrirë. kemi edhe shumë pak shtretër të lirë. nëntë pacientë janë në oksigjen pra në gjendje më të rëndë, disa janë në gjendje mesatare pra gati jemi kah fundi, edhe pesë vende të lira kemi dhe pastaj të shohim t`i shpërndajmë dikah tjetër. mjekë mungojnë, janë vetëm dy infektolog, unë jam internist por me mjek është mungesa e madhe, gati çdo tr4e ditë kujdestarojmë nga 24 orë një dit pushojmë pastaj kujdestari sërish, është vështirë të mbahet”, tha Lirim Beqiri, Reparti Infektiv në Gostivar.

Përkundër gjendjes së rëndë në Gostivar, pjesa më e madhe e popullatës nuk i respektojnë masat, lëvizin pa maskë ndërsa për shtimin e numrave, fajësojnë restorantet.

E sikur kjo të mos mjaftojë, pa maska kamera jonë regjistroi edhe një numër të madh të mjekëve që ecnin tek spitali i Gostivarit.

Gazetari: Doktor përse nuk mbani maskën? Mjek pa maskë: “Ja ja e vendosa”

“Përse të mbash maskë”.

“Siç shohim nëpër shtetet tjera më tepër e praktikojnë maskën a këtu tek ne shumë pak shfrytëzohen. arsyet e numrave janë këto restorantet, por ka edhe njerëz tjerë që ende thonë që nuk ka virus”

“E kam bre maskën diku me vete, por, jo, s`kemi frikë”

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, në qytetin e Gostivarit, nga koronavirusi janë prekur 4.246 persona, ndërsa betejën e kanë humbur 179 persona.