Vdes ish-futbollisti rekordmen i Liverpoolit

Ish-lojtari i Liverpoolit, Max Thompson ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqe, shkruan lajmi.net.

Ish-mbrojtësi i “Të Kuqve” iu bashkua klubit nga grupmoshat e reja para se të shpërblehej me kontratë profesionale.

Ai debutoi në moshën 17-vjeçare në edicionin 1973/74 në barazimin 1:1 me Tottenham Hotspur.

Në fakt, Thompson mbajti rekordin për lojtarin më të ri debutues te Liverpooli deri në vitin 2010.

“Liverpool FC është thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit Max Thompson. Thompson, dikur lojtari më i ri i të kuqve, ka ndërruar jetë fatkeqësisht në moshën 66-vjeçare” – thuhet ndër tjerash në komunikatë./Lajmi.net/