Gjatë ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e shpeshtë e shpërndarjes së mesazheve mashtruese, përmes të cilave qytetarët tentohen të mashtrohen me pagesa të rreme për kundërvajtje në trafik”, njoftojnë nga Sektori për Krim Kibernetik pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas autoriteteve, persona të panjohur përmes numrit të huaj telefonik +639606963624 u dërgojnë qytetarëve mesazhe mashtruese me pretendimin se kanë kryer kundërvajtje në trafik dhe kërkojnë pagesë përmes një ueb-faqeje të rreme ( http://mvr.govmk.cam/mk ).
“Mashtrimin e kyejnë në atë mënyrë që, pasi që personat do të klikojnë në linkun e lënë në mesazh, i njëjti çon në ueb faqe të rreme të MPB-së ku Ju kërkojnë të futni numrin e targës së automjetit Tuaj dhe më pas ju çojnë në dritare të re ku është regjistruar kundërvajtja për ju dhe kërkojnë pagesën prej 1500 denarësh për të njëjtën.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë mesazheve që vijnë nga ueb faqet e paligjshme të Ministrisë, as të lënë të dhënat e tyre personale dhe të dhënat e kartës së pagesës, të cilat më pas bëhen cak i shpërdorimit”, thuhet në njoftim.
Nga MPB apeluan që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndajnë të dhënat personale apo të dhënat e kartelave bankare në faqe të dyshimta.
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin linke dhe dokumente të bashkangjitura që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të besueshëm, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji”, theksojnë nga Sektori për Krim Kibernetik.
Autoritetet shtojnë se për të dalluar mesazhet autentike, qytetarët duhet të kontrollojnë nëse si dërgues figuron MVR-SC (në përkthim MPB-Safe Country)./Alsat.mk.