Merr flakë autobusi në Kërçovë, nuk ka persona të lënduar

Një autobus i kompanisë “Galeb” nga Ohri është djegur tërësisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Kërçovës. Sipas policisë, në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë në të, sepse autobusi ka qenë duke u parkuar. Kur shoferi ka vënë re flakët brenda në autobus, ka braktisur menjëherë automjetin dhe ka lajmëruar zjarrfikësit e Kërçovës që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe të shpëtojnë pak nga ajo që ka mbetur nga autobusi në fjalë.

“Autobusi i cili morri flakë është i linjës “Galeb” ka qenë duke shkuar për tu parkuar, nuk ka pasur pasagjer në autobus, gjatë lëvizjes në rrugë shoferi ka vërejt zjarr në autobus dhe ka ndaluar menjëherë autobusin, ka dal nga autobusi ka thirrur policinë dhe zjarrfikësit e Kërçovës të cilët kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin. Persona të lënduar nuk ka, organet e rendit po hetojnë rastin se si u përfshi nga flakët autobusi” tha Stefan Dimovski zëdhënësi i SPB Ohër për TV21.