Merkel samit special në shkurt për negociatat

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar nga Berlini, se cështja e negociatave me Shqipërinë do të diskutohet në një samit special të Këshillit Europian në bruksel në date 20 shkurt.
ANGELA MERKEL KANCELARE E GJERMANISE
Do të ketë një këshill europian special në 20 shkurt. Ne do të flasim për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian, në veçanti për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hungaria tashmë ka një komisioner për zgjerimit në Komision. Pozicionimi gjeografik i Hungarisë është natyrisht i tillë që kemi një interes shumë të veçantë për fqinjësi të mirë dhe zhvillim të mirë në këtë rajon.

Gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e saj hungarez Viktor Orban, ky i fundit u shpreh pro negociatave, por duke nënvizuar përshpejtimin e procesit në vecanti për Serbinë.

VIKTOR ORBAN KRYEMINISTER I HUNGARISE
Ju e dini që Hungaria është në favor të zgjerimit. Tani sigurisht që të gjithë flasin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo është e kuptueshme. Sidoqoftë, unë do të tërheq vëmendjen e Kancelares për faktin se zemra e gjithë zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është Serbia. Prandaj, bisedimet me Serbinë duhet të përshpejtohen sa më shumë dhe të çohen në fazën e fundit.
Sipas kryeministri hungarez vetëm nëse Serbia anëtaresohet në bashkimin europian mund të garantohet stabilitet në rajonin e ballkanit. /Vizionplus