Kryetari Sakip Fetai ka ambicie të mëdha, ky është objektivi i FK BVK-së

Kryetari i FK BVK nga Konjari e Mesme e Shkupit, Sakip Fetai përvec që ka ruajtur futbollistët nga sezoni i kaluar në Ligën e tretë të RMV-së-grupi i Veri, në afatin kalimtar të janarit solli katër futbollistë cilësorë.

Bëhet fjalë për: Blerim Ameti (FK Kadino), Visar Krivanjeva (KF Vardar Forino), Visar Aliji (KF Vardar Forino) dhe Kosta Kostov (FK Cementarnica 55”.

 

Objektivi i tyre është ngjitja në Ligë të dytë.

“Ne si klub jemi shumë të kënaqur me ardhjen e katër lojtarëve të rinj, pasi planet e FK BVK janë që të ngjitemi në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu kemi arritur të mbajmë në skuadër të gjithë futbollistët e gjysmësezonit të kaluar, përvec portierit Ivica Bozinovski me të cilin kemi vendosur të prishim kontratën. Unë si kryetar dhe kryesia e ngushtë në vazhdimësi jemi duke u munduar që t’ua përmirësojmë kushtet lojtarëve në mënyrë që të jenë në nivel më të lartë. Edhe pse FK BVK është klub i rrethinës së Shkupit, një fshat me 250 shtëpi, jemi mjaftë ambicioz dhe e duam futdbollin. Do të mundohemi që të kënaqim publikun tonë, por edhe sportëdashësit në përgjithësi”, deklaroi kryetari i FK BVK, Sakip Fetai./Gazeta Lajm/