Merkel qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrëmë arriti për vizitë pune në Turqi, në ftesë të presidentit turk Rexeh Taip Erdogan, njofton agjencia Anadolia.

Merkeli në aeroportin “Ataturk” në Stamboll arriti pas orës 23 sipas kohës lokale. Ajo u largua nga aeroporti së bashku me delegacion e saj, për ç’arsye u ndërmorën masa të larta sigurie.

Pritet që Merkeli sot në Stamboll të mbajë një sërë takimesh.

Gjatë takimit me presidentin turk Erdogan pritet të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Gjermanisë, kryesimi gjerman me BE-në që fillon në korrik të këtij vitit, për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së, për procesin e inkuadrimit të Turqisë në Bashkimin Evropian dhe shumë tema të tjera.

Gjatë bisedave parashikohet edhe shkëmbim i mendimeve për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, posaçërisht për Libinë dhe Sirinë.