Besir Ramadani më nuk do të jetë pjesë e FC Shkupi. Në marrëveshje me klubin ai ka ndërprerë bashkëpunimin, dhe në ndarje ka bërë një postim emocionues.
Ramadani ka thënë se është vështirë të ndahesh nga klubi, ku është ndjerë si shtëpi të tij. 12 vite nuk janë pak ka shkruar ai mes tjerash.
Ja postimi i tij i plotë:
“Të dashur miq, nga sot nuk do të jem pjesë e F.C SHKUPIT! Është e vështirë të ndahesh nga një vend ku ndjehesh si në shtëpi, pasi 12 vite nuk janë pak. FC Shkupi është ekipi aty ku nisa si fëmijë, për të mësuar hapat e parë të futbollit dhe ndër vite duke dhënë më të mirën nga vetja, me krenari për fanellën dhe ngjyrat e kësaj skuadre në të gjitha kategoritë e reja dhe në ekipin e parë . Mirëpo bota profesionale e këtij sporti të imponon në kahje të ndryshme dhe nga sot nuk do të jem pjesë e klubit ku jam rritur. Un personalisht i falenderoj “SHVERCERAT” në pafundësi për përkrahjen e dhënë ndaj klubit në çdo kohë , i falenderoj bashkëlojtarët dhe poashtu te gjithe trejnerat që kontribuan në avansimin tim si futbollist pergjatë 12 viteve”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në facebook.