Merkel: Mbi 70 % e popullsisë mund të infektohet nga koronavirusi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se 70 për qind e popullsisë së shtetit, apo rreth 57 milionë persona, mund të preken nga koronavirusi i ri.

Merkel ka bërë këto parashikime të ashpra në një konferencë për media të mërkurën, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ajo ka thënë se meqë ende nuk ka vaksinë, vëmendja duhet të jetë te parandalimi i virusit.

“Ka të bëjë me fitim të kohës”, ka sqaruar ajo.

Përgjatë konferencës, Merkel ka paralajmëruar se mbyllja e kufirit nuk do të parandalojë përhapjen e virusit.

“Ky është test për solidaritetin tonë, dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit. Shpresoj se do ta kalojmë këtë test”, ka thënë mes tjerash ajo.

Deklaratat e saj kanë ardhur në ditën e dytë të izolimit të plotë të Italisë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka njoftuar për mbyllje të shkollave, muzeve, klubeve të naftës dhe organizimeve tjera, pasi të mëkurën numri i të infektuarve në këtë shtet ka kaluar shifrën 10,000.

Kina – vendi ku ka shpërthyer virusi për herë të parë -ka raportuar për mbi 80,000 persona të infektuar dhe 3,136 të vdekur.

Megjithatë, të martën ky shtet ka regjistruar numrin më të ulët të të infektuarve, vetëm 19.