Merkel dhe Macron bashkojnë forcat për nismën e rimëkëmbjes ekonomike gjermano-franceze

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të diskutojnë sot një nismë gjermano-franceze për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane, sipas zyrës së shtypit të qeverisë gjermane, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë një konferencë me video dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 11 të mëngjesit.

Plani i tyre i përbashkët vjen pas goditjeve të fuqishme që ka marrë ekonomia nga shpërthimi i COVID-19.