Albin Kurti sot me ligjëratë në universitetin më të njohur botëror

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë një takim online sot në Universitetin e Harvardit, një nga Universitetet më të njohura në botë. Ai do të flas për 100 ditët e para si kryeministër dhe krizën aktuale politike në Kosovë.
Kjo ngjarje do të mundësohet përmes platformës online ‘Zoom’ që do të fillojë nga ora 12:00, në Kosovë me orë lokale i bie të fillojë nga ora 18:00.
Kjo ngjarje do të moderohet nga Nicholas Burns, Profesor i Praktikës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën Harvard Kennedy.
Ky takim online është sponsorizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Kolegjin Harvard , Projekti i Ardhmërisë së Diplomacisë dhe Unioni Politik i Harvardit.
https://ëëë.belfercenter.org/event/conversation-prime-minister-kosovo-albin-kurti?fbclid=IëAR17ZKxm7ufoRjBL8ABjSBucGfc0FaBP3rIPCciëDHr5or7HLEEPjmoZË5U