Mercenarët kosovarë? Gërvalla: Putin gënjen si Millosheviqi dhe Vuçiqi

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili deklaroi se mercenarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë.

Gërvalla e ka quajtur gënjeshtar dhe kriminel lufte Putinin, njofton Klankosova.tv.

Ajo thotë se Putin po përpiqet të shpërqendrojë opinionin nga gjenocidi i tij në Ukrainë, teksa shton se kjo lojë dihet nga Millosheviqi dhe Vuçiqi.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.