MSH: Pacientët kronikë me sëmundje reumatike duhet të jenë në izolim shtëpiak

Pacientët kronikë me sëmundje reumatike i përkasin grupit të pacientëve me rrezik të lartë dhe për këtë arsye duhet të jenë në izolim shtëpiak, ndërsa në kontakt me njerëzit e tjerë t’i marrin masat e rekomanduara mbrojtëse dhe të mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Siç theksohet në kumtesën e ministrisë, këtu bëhet fjalë për pacientë me vaskulopatitë nekroteruese, eritematozë sistemike të lupusit, dermatomyositis, sklerozë sistemore dhe pacientë që trajtohen me terapi biologjike ose të kombinuar imunomoduluese.

“Në kushte të pandemisë me koronavirus, pacientët kronikë me sëmundje reumatike i përkasin grupit të pacientëve me rrezik të lartë. Për shkak të rrezikut të lartë, këta pacientë duhet të jenë në izolim shtëpiak, ndërsa në kontakt me njerëzit e tjerë t’i marrin masat e rekomanduara mbrojtëse dhe të mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të sëmundjes primare reumatike, këtyre pacientëve Ministria e Shëndetësisë u rekomandon të këshillohen me mjekun amë dhe me reumatolog specialist që e monitoron gjendjen e tyre.

“Për të gjitha konsultat e nevojshme profesionale, pacientët si dhe mjekët e tyre amë mund të kontaktojnë Klinikën për Reumatologji në kontakt telefonin: 02 3 147 110 dhe emailin [email protected]. Në këtë adresë emaili, mjekët amë gjithashtu mund t’i dërgojnë rezultatet e analizave dhe ekzaminimeve të pacientëve për konsultime shtesë me Klinikën. Do të shqyrtohen nga një reumatolog specialist dhe, nëse është e nevojshme, do të jepet një rekomandim shtesë i duhur”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.