Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u uron të gjithë nxënësve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.
“Uroj që ky vit shkollor të sjellë dije të reja, përvoja të bukura dhe shumë suksese për çdo nxënës. Arsimi është themeli i së ardhmes sonë, ndërsa investimi në dije dhe në brezat e rinj është investim në një të ardhme më të mirë.
Nxënësve u uroj shumë suksese, shëndet dhe motivim, mësimdhënësve punë të mbarë e përkushtim në edukimin e brezave të rinj, ndërsa prindërve durim dhe forcë në mbështetjen e fëmijëve të tyre.
Gëzuar dhe suksese në vitin e ri shkollor!





