Memedi dëshiron koalicion opozitar mes BESA, PDSH dhe RDK

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka shprehur gatishmëri për të bërë një koalicion siç e quajti të vërtetë opozitar kombëtar, ku sipas tij do të bënin pjesë Lëvizja BESA, PDSH dhe RDK.
“Jemi të interesuar të japim kontribut për çështjen kombëtare. Nëse kërkohen nga ne si RDK nga forcat progresive në vend që të japim kontribut për
Krijimi i një opozite të shëndoshë kombëtare atëherë RDK është gati ti përgjigjet kësaj iniciative”, theksoi Memedi. Ai tha se faleminderon publikisht kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për vlerësimet e rikonfirmuara ndaj Alternativës dhe ASH-së.(INA)