Mega hiti i vitit 1979 ripërtrihet nga Ansambli Shtetëror Shqiptar në RMV

Pas shumë pëlqimeve dhe uratave nga adhurues e profesionistë të muzikës shqipe arritur në adresë të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në R.M.V për koncertin e mbajtur ditë më parë- dedikuar kompozitorit të madh Musa Piperku, po shkëpusim me shkas një prej këngëve më të bukura – hit i vërtetë, krijuar në vitin 1979, mbi vargjet e të madhit Migjeni! Kjo këngë sot dhe kurdoherë mbetet himni i rinisë dhe shpresa e së ardhmes!
Ekzkluzivisht “Kënga e Rinisë” nga solistët e ansamblit!
Le të jetë porosia e Migjenit “qeshu rini qeshu, bota asht e jote”muzikuar me mjeshtëri nga Musa Piperku motiv dhe dashuri për jetën e të ardhmen sepse siq thoshte Pablo Casals “Muzika largon urrejtjen për ata që janë pa dashuri,u jep paqe atyre që janë të trazuar dhe ngushëllon ata që vajtojnë”
Dëgjim të këndshëm!