Më shumë se 1.75 milion ukrainas kanë ikur në Poloni

Më shumë se 1.75 milion njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, tha të hënën agjencia e Gardës Kufitare polake, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Jo të gjithë ata refugjatë mendohet se janë aktualisht në Poloni. Maciek Duszczyk, zëvendësrektor për kërkime në Universitetin e Varshavës vlerëson se rreth një milion refugjatë mbeten në Poloni, dhe pjesa tjetër tashmë janë larguar në vende të tjera.

Të dielën, 82,100 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia e Gardës Kufitare në Twitter, nga 79,800 të shtunën.