Zelenskyy i mbledh trupat ushtarak të Ukrainës për një “fazë të re” të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, udhëtimin e tij të fundit e pati të martën ku i vizitoi njësitë në Avdiivka, një qytet lindor në provincën Donetsk ku po zhvillohen beteja të ashpra.

Ai mori vesh për luftimet nga të përfshirët në luftë direkt, si dhe ndau çmime.

Vizitat e Zelenskyy në zonat që ndjenin peshën e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë u rritën muajin e kaluar, teksa ai udhëtonte në të gjithë vendin, shpesh me tren.

Fotografitë e publikuara nga zyra e Zelenskyyt treguan presidentin ukrainas duke bërë selfie me ushtarët, duke ngrënë tortë me ta dhe duke pirë me gota letre.

Lufta e Rusisë në Ukrainë është bllokuar kryesisht mes luftimeve të ashpra në lindje, veçanërisht rreth qytetit Bakhmut të provincës Donestk, i cili për tetë muaj e gjysmë ka parë betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme deri më tani, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.