Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Gjatë natës dhe sot në mëngjes moti është me vranësira dhe me reshje, të cilat janë kryesisht të borës. Sasi më të mëdha të sedimenteve të ujit janë të pranishme në pjesët perëndimore të vendit deri në orën 1. Këtë mëngjes, reshjet janë me borë dhe me intensitet të ulët, dhe erë më e fortë fryn në vendet më të larta të Pellagonisë, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Sipas matjeve në orën 7 të mëngjesit të sotëm, mbulesa më e lartë e borës, 40 cm, është në Hanet e Mavrovës, në Krushevë ka 39 cm borë, 33 në Gjurishtë, 31 në Kodrën e Diellit dhe Pozharan, 26 në Dibër, 24 në Topollçan , 20 në Manastir dhe Pretor, 15 në Kumanovë, 14 në Prilep, 11 në Tetovë, në Berovë 10 cm dëborë, shtatë në Shtip, katër në Kriva Pallankë dhe 1 cm në Demir Kapi.

Sedimentet më të mëdha të ujit në 24 orët e kaluara janë në Pozhharan, 34 litra për metër katror, 29 në Krushevë, Dibër dhe Pretor, 28 në Shkup-Zajçev Rid, 27 në Tetovë, 26 në Vinicë, 25 në Manastir dhe Kumanovë, 24 në Gjurishte, 21 në Shkup-Petrovec dhe Prilep, 20 litra për metër katror ranë në Shtip, 19 në Gjevgjeli, 12 në Berovë, 11 në Strumicë dhe nëntë në Dojran, Kriva Pallankë dhe Ohër.

DPHM njoftoi se këtë mëngjes në orën 7 është matur temperatura më e ulët, gjashtë gradë nën zero, në Kodrën e Diellit. Temperaturat minus janë matur në Mavrovë (-4), Krushevë (-3) dhe në Dibër, Berovë dhe Prilep (-1).

Zero gradë janë matur këtë mëngjes në Ohër, Shtip, Shkup-Petrovec, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir dhe mbi zero në Vinicë (1 gradë), 2 në Strumicë, 3 gradë në Gjevgjeli dhe 4 në Dojran.

Për sot, DPHM paralajmëroi mot me vranësira, me reshje të herëpashershme të borës në male dhe në vendet më të larta. Në juglindje, do të bjerë shi, ndërsa në pjesët e poshtme të vendit herë pas here reshjet do të kthehet nga shiu në dëborë, sidomos natën dhe në mëngjes. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore në periudha afatshkurtra përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira dhe i ftohtë me shi të herëpashershëm, i cili në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës do të shndërrohet në dëborë. Temperatura maksimale do të arrijë vetëm deri 4 gradë.