​Ky është deputeti më i vjetër që po udhëheq seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari do të udhëheq seancën e sotme për konstituimin e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Si deputeti më i vjetër, Dehari do të kryesojë seancën e sotme deri në zgjedhjen e kryetarit dhe trupave të Kuvendit. Dehari, posa ka ardhur në sallë plenare është ulur edhe në karrigen e të parit të Kuvendit.