Zaev del sërish në skenë! Shfaqet në pritjen e Ambasadës shqiptare, mes politikanëve shqiptarë e maqedonas

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shfaqur sërish në publik, duke marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtues dhe përfaqësues të LSDM-së, përfshirë kryetarin e partisë, Venko Filipçe, si dhe Oliver Spasovski dhe Fatmir Bytyqi.

Në një tavolinë tjetër qëndronin edhe përfaqësues të partive shqiptare në pushtet, mes tyre Izet Mexhiti dhe Bekim Sali.

Burimi: Skopjeinfo / raportime të tjera mediatike.