Me prani fizike, fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat e RMV-së

Në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut sot fillon gjysmëvjetori i dytë.

Pas një muaji pushim, i zgjatur, nxënësit do t’i kthehen gjysmës së dytë të vitit shkollor me prani fizike por duke zbatuar protokolle anti-Kovid.

Kjo nënkupton se nxënësit edhe më tej do të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën, transmeton TV21.

Për sot është paralajmëruar edhe fillimi i skriningut në shkolla.

Qëllimi i tij siç kanë sqaruar autoritetet shëndetësore është të detektohet situata me Kovid-19 në shkollat e vendit.