Me një postim prekës, Unikkatil njofton se ka humbur personin më të dashur

Viktor Paloka i njohur me emrin artistik Unikkatil, është përballur me humbjen e një prej personave më të afërt dhe më të rëndësishëm në jetën e tij.

Ai ka njoftuar publikun se ka humbur babanë e tij, gjersa lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale, Instagram.

“Baba êm, shpirti i êm, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të Ênjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornwood, NY, 10594”, ka shkruar në njoftimin e tij reperi shqiptar.

Ndërkohë, të shumta ishin ngushëllimet që ka pranuar nga miqtë dhe kolegët e tij.