Mbrëmë u mbajt nata finale e “Kënga Magjike 2019”, ku fituese u shpall Eneda Tarifa, shruan lajmi.net.
Vendin e dytë e zuri Fifi ndërsa të tretin Anxhela Peristeri, ndërsa si zakonisht atmosfera ishte e këndshme, e ndryshe nga herët e tjera, sivjet “Kënga Magjike” erdhi me mision bamirës për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri.
Ishte Flori Mumajesi ai i cili ia ka dorëzuan trofeun e fitores Enedës pasi vitin e kaluar çmimin kryesor e kishte rrëmbyer ai.
Më pas Flori i ka thënë disa fjalë publikisht për Enedën të cilës i tha se është i vogël para saj./Lajmi.net/