Genta Ismajli së fundmi po shijon lidhjen e saj me biznesmenin turk Husan.
Siç duket vajtjet dhe ardhjet e Gentes për në Turqi do të shpeshtohen për shkak të takimeve me të dashurin e saj.
Vite më parë, Genta kishte një lidhje të gjatë me muzicientin Milot Binaku. Ish-çifti, kanë pasur një lidhje prej 6 vitesh por që i dhanë fund dhe arsyet asnjëherë nuk i kanë bërë të ditura.
Miloti vite më parë i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Vjosa Shehun me të cilën e ka një vajzë.
Në anën tjetër, Genta vazhdon të jetë aktive duke sjellur projekte të shumta për fansat e saj.