Me një foto të vetme, Klaudia Pepa zbulon se cili është ushqimi i saj i preferuar

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa ndan momente nga më të ndryshmet përgjatë përditshmërisë së saj me ndjekësit në ‘Instagram’. Ajo publikon video ku shfaqet duke bërë punë të ndryshme në shtëpi, teksa në të njëjtën kohë dhe kërcen.

Së fundmi me anë të një fotoje në ‘Instastory’, Klaudia ka zbuluar se frigoriferi në shtëpinë e saj është i gjithi i mbushur me kos frutash.

“Ky është frigoriferi im”, shkruan Pepa shoqëruar me disa emoji të qeshurash. Siç duket Klaudia e ka produkt të preferuar kosin, ndaj dhe pjesa më e madhe e frigoriferit është e mbushur me të.

Kujtojmë se prej disa vitesh tashmë, Pepa jeton në Itali, aty ku dhe ka vazhduar karrierën si balerinë./revistawho.com