Kreu i PD-së në Itali preket nga koronavirusi

“Mjekët më kanë thënë që jam pozitiv për koronavirus”. Kështu deklaron kryetari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti. Ka qenë vetë Zingaretti ai që ka dhënë lajmin përmes një video mesazhi në ‘Facebook’.

“Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme” – tha Zingaretti, ndërsa shtoi se; “Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëjë. Kurajo të gjithëve, dhe shihemi së shpejti!”.