Çulev: “Pasaportat do të arrijnë më 14 mars”

Ministri i brendshëm teknik Naqe Çulev të shtunën tha se janë duke insistuar që porosia e parë e ekzemplarëve të pasaportave të arrijë së paku deri më 14 mars. Ai tha se kompania gjermane “Veridos” iu ka thënë që pakoja prej 100 mijë pasaportave do të dorëzohet më 24 mars. Sipas, Çulevit nëse 1/5 e kësaj porosie do të arrinte më herët do të zbuste krizën me mungesën e pasaportave e cila tani më ka hyrë në muajin e tretë. Dje zëvendësministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska deklaroi për Alsat se ende nuk kanë marrë një konfirmim nga “Veridos” për dërgesën që u premtua të bëhet javës së ardhshme. Në pritje për pasaporta janë mbi 20 mijë shtetas./Alsat