Ditë më parë Bes Kallaku kishte ‘thumbuar’ protagonistët e filmit ‘I love Tropoja’.
Para pak ditësh në emisionin ‘Shiko kush luan’ Bes Kallaku kishte ‘thumbuar’ Ermal Mamaqin duke i thënë se ai nuk është humorist por biznesmen, shkruan lajmi.net.
Por nuk mbaroi me kaq, Besi kishte fyer edhe protagonisten tjetër të filmit, Encën, duke e quajtur atë ballkon.
Dhe deri më sot nuk kishte ndonjë reagim nga Ermali, tani me anë të një postimi të bërë në Instagram, ai mbron punën e tij duke thënë se është një biznes i mirë dhe nuk gjë të keqe këtu.