“Më mirë një ligj sesa një post”-thënie e Arbën Xhaferit

Shkruan: Orhan Ibrahimi

Agresioni Rus mbi Ukrainën i rikthej fillet e parimeve bazë mbi konceptin e dashurisë, përkushtimit dhe përgjegjësisë ndaj atdheut dhe kombit.
Sot, gjermanët janë bë më gjerman, njejtë françezët, polakët, hungarezët dhe të gjithë evropianët. Apo çfarë mund të thuhet për anglezët dhe amerikanët?

Kurse tek ne shqiptarët, eufori dhe egzaltim mbi fatkeqësinë e kombit!

Çthurrje, dezorganizim dhe amoralitet i paparë kombëtar dhe fetar.

Kombi më fatkeq në histori, i okupuar, kolonizim dhe coptim teritoresh, shpërngulje e gjenocid, kombi që përjetoj dhe që iu bënë padrejtësitë më të mdhaja në Europë.

Sot, përçudshëm i gëzohemi zgjedhjes së Dritan Abazoviçit si kryeministër në Mal të Zi, i cili është edhe shqipfolës, e këndej dje Muhahamet Zeqirit sekretar qeverie, apo para disa viteve Fatimes si prokurore e pasaçme në Maqedoni!

Këto emra janë simbolika e përfaqisimit të pseudo organizimeve, organizimeve anakronike, të porosituara e vazale ku jetojnë shiptarët në Luginë, Maqedoni dhe Mal të Zi, të quajtura LSDM, URA e plot të tjera. Dje, këtë lloj të shqiparëve e kishe në ish Lidhjen Komuniste apo tek e Majta e Mira Markoviçit, e të tjera të dalura nga rruga “francuska” nr 7, në Beograd. Mos të harrojmë se për pak kohë President i ish Jugosllavisë ka qenë Sinan Hasani, “shqiptar”.

Imperativ dhe obligim mbi obligimet është që shqiptarët t’i kthehen vetes. T’i thonë jo organizimeve kozmopolite, t’i rrefuzojnë kategorikisht organizmet politike, fetare dhe joqeveritare të mbeshtetura dhe të sponzoruara nga qendrat antishqiptare.

Mija herë më mirë dhe më kombëtare eshtë të ndrrohet një nen i një ligji që i përmison të drejtat apo barazinë e shqiptarëve sesa dhjetra e dhjetra ofiqe më të larta shtetërore. E mos të flasim për sjellje ligjesh apo ndryshim kushtetute ku garantohet edhe liria, e drejta dhe barazia e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. p.sh. Më mirë Abazoviçi kryeministëri i një vendi, që në të kaluarën dhe tani ka asimiluar, ndjekur dhe shpërngulur më shumë se gjysën e shqiptarëve?

Apo të ndërrohet kushtetuta e këtij vendi, e cila kushtetutë do të garantonte barazi, liri, drejtësi dhe mirëqenie nacionale për shqiptarët. Kushtetutë që do të ndalonte asimilimin dhe shpërnguljen?