“Më luti për të bërë një foto në G7” – Meloni replikon me Trump: Deklarata të sajuara! Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka replikuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump pasi ky i fundit, e ironizoi duke thënë se ajo e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës dhe se i erdhi keq për të.

Në një video të publikuar në X, liderja italiane theksoi se nuk e kupton sjelljen e Presidentit të SHBA ndaj aleatëve të tij, ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që ai nuk ka të njëjtën vendoshmëri ndaj armiqve.

Ajo i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan si të sajuara, ndërsa e përfundoi fjalën e saj duke thënë: ”Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”.

“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse sillet presidenti i SHBA në këtë mënyrë me aleatët e tij, është për të ardhur keq që nuk ka të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të SHBA. Por ai duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”, tha Meloni.

 

Çfarë deklaroi Trump?

Meloni ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk isha e detyruar të flisja me të. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të.“, tha Trump.