Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit për rritjen e buxhetit afatgjatë të European Union për periudhën 2028–2034.Para takimit me liderët e tjerë të BE-së në Bruksel, të premten, Merz tha se shuma e propozuar është shumë e lartë dhe duhet të ulet.
“Propozimi që është në tavolinë është shumë i lartë. Shifrat duhet të reduktohen,” deklaroi ai. Ai shtoi se duhet të paraqitet një propozim i ri për buxhetin.Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet afatgjatë prej gati 2 trilionë euro (rreth 2.29 trilionë dollarë), që përfaqëson mesatarisht 1.26% të të ardhurave kombëtare bruto të BE-së gjatë periudhës 2028–2034.
Megjithatë, negociatat për këtë buxhet janë të vështira, pasi shpesh hasin kundërshtime nga shtetet anëtare që mbrojnë interesat e tyre financiare dhe prioriteteve politike.Aktualisht, Komisioni Evropian po shqyrton edhe një ulje të mundshme prej rreth 2% të propozimit fillestar.
Buxheti afatgjatë i BE-së, i njohur si Korniza Financiare Shumëvjeçare (MFF), përcakton kufijtë e shpenzimeve të Bashkimit Evropian për një periudhë prej të paktën pesë vjetësh (zakonisht shtatë).Një nga arsyet pse BE-ja ka një buxhet afatgjatë është për ta bërë më të lehtë për përfituesit e programeve që BE dëshiron të financojë të planifikojnë dhe rrisin efikasitetin e tyre, shkruan DW.



