Një person ka njoftuar se disa persona të panjohur nga xhamia e fshatit kanë vjedhur arkën me para.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30 në fshatin Isniq, në Deçan.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person-a të dyshuar të panjohur nga xhamia e fshatit kanë vjedhur arkën me para. Shuma e parave nuk dihet, kurse rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.



