Me këtë pamje të mrekullueshme Edona uron 2020-ën

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi është më e dalluara në skenën muzikore.

Ajo për çdo vit korr suksese të shumta në karrierën e saj.

Në prag të 2020 këngëtarja përmes rrjetit social Instagram uroi të gjithë me disa fjalë me vlerë.

“Gëzuar 2020, Të hapësh zemrën tënde të gjithë atyre që do të vinë dhe do të dinë të të bëjnë të lumtur.

Gëzuar Vitin e Ri nga zemra”, ka shkruar këto fjalë këngëtarja.

Ndryshe, ajo shquhet për stil të veçantë siç e dëshmon edhe në këto foto që ka publikuar. /Kosovarja/