Më herët nga nga ç’pritej: “Talenti i përhershëm” i “varë këpucët në gozhdë”

I gjithë potenciali që kishte iu mbulua nga lëndimet e shpeshta.

Nga njëri prej lojtarëve më premtues në futbollin anglez dhe jo vetëm, ai u kthye në një pronë të dëmtimeve të shpeshta, transmeton lajmi.net.

Rënia e formës filloi shumë herët për të. Bashkë me menaxhimin e këmbëve, anglezi s’e menaxhonte dot as jetën e natës.

Netët që i kalonte i dehur e në vaska ku tymoste shpesh puro tregonin shumë për seriozitetin e tij në karrierë.

Lojtari lëvdohej edhe nga kundërshtarët për atë çfarë bënte në fushë, por ngecja nuk i vononte.

Nga Arsenali, në Bournemouth, e pastaj në West Ham – lojtari shëtiste pa arritur të gjente shkëlqimin që të gjithë e prisnin.

Në fund, Arahus ishte destinacioni i fundit për të, për ta përmbyllur një karrierë me shumë pritshmëri e më pak të arritura në rrafsh personal.