Më ftohtë në Berovë, më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

Në mëngjes më ftohtë është në Berovë me -3 gradë Celsius, në Kodrën e Diellit, Pretor dhe Manastir janë matur -1 gradë Celsius, ndërsa në Mavrovë dhe Ohër zero gradë Celsius. Tre gradë Celsius janë regjistruar në Shkup, Zajçev Rid dhe në Demir Kapi, njoftoi DPHM.

Në Kodrën e Diellit ka më së shumti dëborë 49 centimetra, në Krushevë 47, ndërsa në Mavrovë shtresa e dëborës është 38 centimetra.

Gjatë natës dhe në mëngjes ishte me vranësira dhe me erë të dobët nga drejtim i ndryshëm.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor, veçanërisht në pjesët perëndimore. Gjatë natës në pjesët lindore dhe verilindore do të ketë shi të dobët lokal.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Gjatë natës do të ketë shi të përkohshëm të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë Celsius.