Kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri në gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë

Prej sot kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë. Qeveria e solli këtë vendim para dy javëve, pasi u hapën kopshtet dhe qendrat ditore për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe u konfirmuan gati të gjitha protokollet për funksionimin në të gjitha sferat, me qëllim që qytetarët të mbrohen nga pandemia e Kovid-19.

Pas vendimit të Qeverisë për kthimin e prindërve në vendet e tyre të punës kishte shumë reagime te të gjitha palët e prekura, dhe me këtë rast në disa raste prindërit organizuan edhe protesta. Thonë, një pjesë e fëmijëve nuk janë regjistruar në kopsht, ku edhe nuk ka vende të lira, nuk ka kush t’i ruaj dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme që të paguajnë kujdestare.

Nga Qeveria, theksojnë se është siguruar kujdes i plotë për fëmijët në kopshte, dhe është e palogjikshme dhe pabazë që prindërit të mos shkojnë në punë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska mbrëmë përsëriti se Qeveria mbetet në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë.

“Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës, krijuam hapësirë prej dy javësh, deri më 23 shtator, për kthimin e të gjithë prindërve në vendet e tyre të punës, gjegjësisht me hapjen e kopshteve humbet kuptimi pse prindërit do të qëndronin në shtëpi kur kopshtet i hapëm, deklaroi Shahpaska.
Ajo përkujtoi se fillimi i kopshteve ka filluar më 9 shtator dhe se prindërit kanë pasur dy javë që të përgatiten ose fëmijët e tyre t’i përgatisin që të nisen në proces të rregullt të punës.

“Vendimi qeveritar në gjendjen e jashtëzakonshme për mbylljen e kopshteve solli deri në një situatë që nënat, prindërit ta vazhdojnë pushimin e lindjes që të kujdesen për fëmijët. Mbesim në qëndrimin se me hapjen e kopshteve ky vendim pushon së zbatuarit”, potencoi ministrja.

Shahpaska theksoi se në pajtim me Protokollin që ishte miratuar që më 29 maj, shumë qartë janë saktësuar kriteret, kushtet për përkujdesjen e fëmijëve në kushte të pandemisë me Kovid-19.

“Në nivel ditor i kontaktojmë të gjitha kopshtet, 311 objekte në shtet. Informacionet tona si ministri nuk dalin nga grupet në Fejsbuk, këto janë në dëshmi, në raporte ditore, çdo ditë e analizojmë gjendjen si është. Unë me përgjegjësi pohoj, kjo është gjendje, që do të thotë fëmijët janë të regjistruar, ndërsa nuk shkojnë në kopsht, dhe prej këtu u bëjmë apel të gjithë prindërve të cilët e ruajnë vendin, e nuk i dërgojnë fëmijën në kopshte do të thotë kanë alternativë kush të kujdeset për atë fëmijë, dhe t’ua lëshojnë prindërve të cilët kanë nevojë”, bëri apel Shahpaska.

Ajo theksoi se Protokollet qartë i definojnë si kushtet në kopsht, sjelljen e të punësuarve në kopshte, numrin e fëmijëve të cilët janë të përkujdesur duke filluar nga 0-2, si dhe grupet më të mëdha të fëmijëve.
Sa i përket kthimit në punë të personave të sëmurë kronikë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se masat janë të vlerësuara dhe analizuara mirë para së gjitha të zbatohen.

Ai potencoi se në punë kthehen ata të cilët mund të punojnë sipas vlerësimit të mjekut specialist.

Të sëmurët kronikë kishin afat deri më sot që të vizitojnë specialist për çka ishin lëshuar termine shtesë në “Termini Im” dhe në e-ambulanca, ndërsa, siç informoi Filipçe, sipas nevojës afati do të shtyhet./MIA/