Conte: Kam raport shumë të mirë me Eriksen

Inter mposhti Bolognan me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Eriksen u inkuadrua nga Conte në minutën 91’, kur kishte mbetur vetëm një minutë, pra u përdor si zëvendësim i padobishëm.

Thuhet se danezi nuk festoi me ekipin dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, por italiani insiston se marrdhënia e tyre është e mirë.

“Raporti im me Christian është si me gjithë lojtarët tjerë, një raport i mirë, raport fantastik. Nuk do të lodhem kurrë së përsëritur se të gjitha zgjedhjet e mia janë për të mirën e Inter, ai është duke punuar dhe po angazhohet shumë, është i gatshëm dhe në dispozicion”, tha Antonio Conte.