McAllister konfirmohet te Liverpooli

Liverpooli ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e mesfushorit të Brightonit, Alexis McAllister.

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë me të Kuqtë deri në vitin 2028.

Klubi nga Merseyside e pagoi klauzolën e lirimit prej 35 milionë funtesh për të.