MC Kresha flet për dasmën, tregon në ‘#gjesi’ pse nuk ka dashur kamerë dhe vëmendje

MC Kresha është martuar gjatë ditës së dielë me Erzina Shehun në prani të të afërmeve dhe miqve të ngushtë.

Vetëm pak ditë para martesës, reperi Mc Kresha ka folur pikërisht për këtë temë në një intervistë për emisionin #gjesi në T7.

Ai është shprehur edhe një herë se ka dëshirë të njihet e të shkruhet për të dhe gjithë artistët e PINT për sukseset e tyre në këngë e projektet që po bëjnë, e jo për jetën personale.

Duke shpjeguar në detaje, reperi tregon se si dhe pse ka dëshirë ta ndajë jetën private, pra të ‘Kreshnik Fazliut’ me atë publike të ‘MC Kreshës’.

Kresha kishte një kërkesë para dasmës së tij që është zhvilluar të dielën, që të mos shperndaheshin fotot dhe videot nga martesa në rrjetet sociale, mirëpo miqtë e tij nuk u përmbajtën dhe ndanë momente nga dasma, ndërsa publiku ishin shumë të interesuar për të parë si shkoi gjithçka./Gazeta Express/