Ndërron jetë aktori i njohur

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e artit. Komediani dhe aktori i njohur Chuy Bravo ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 63-vjeçare. Sipas mediave të huaja, komediani është dërguar me urgjencë në spital pas një hemorragjie, por nuk arriti dot të mbijetonte.

Mjekët kanë tentuar t’i ndalin hemorragjinë, mirëpo Chuy Bravo ka pësuar infarkt akut, çka solli edhe ndarjen nga jeta të tij. Familjarët janë shprehur shumë të mërzitur për këtë humbje.

“Familja Bravo është e shkatërruar humbja e papritur”, thuhet në një deklaratë që ata shpërndanë për mediat.