Mbreti Charles III do të kthehet në detyrat publike javën e ardhshme

Mbreti Charles III do të rifillojë detyrat publike javën e ardhshme pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri.

Pallati mbretëror njoftoi se monarku 75-vjeçar bashkë me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, do të jenë për një vizitë në një qendër të trajtimit të kancerit, ku do të takojnë specialistët mjekësorë dhe pacientët, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ky pritet të jetë angazhimi i parë i Mbretit Charles III, teksa pallati mbretëror ka njoftuar se për vizitë zyrtare në qershor do të jetë perandori japonez Naruhito dhe perandoresha Masako.

Ndërsa nuk është bërë i ditur ndonjë detaj specifik për gjendjen e Mbretit Charles III apo planin e trajtimit të tij.