“Mbretëresha latine e popit” vishet nga dizejnatori kosovar Valdrin Sahiti

Valdrin Sahiti, është emri i dizejnatorit kosovar që ka arritur të njihet edhe në tregun ndërkombëtar.

Së fundi, ai veshi edhe aktoren dhe këngëtaren meksikane Thalia, apo ndryshe njihet si “Mbretëresha latine e popit”, shkruan lajmi.net.

Thalia u besoi krijimeve të Valdrin Sahitit për një nga mbrëmjet më të rëndësishme të saj, Latin Grammys 2022.

Nën tri fustanet e Valdrin Sahitit, të kuruara deri në detaje, Thalia shkëlqeu me paraqitjen e saj.

 

Ndryshe, nga Valdrini janë veshur edhe shumë yje të tjera botërore.