Vërshimet në Pejë, nga komuna thonë se situata është nën kontroll

Reshjet e shiut kanë bërë që të vërshohen disa rrugë në Pejë, duke rrezikuar kështu edhe daljen nga shtrati të disa kanaleve.

Mirëpo, Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi për Klankosova.tv tha se situata është nën kontroll.

Ai bëri të ditur se kanali Çokolica kishte dal nga shtrati, por sipas tij komuna ka reaguar dhe gjithçka është rregulluar.

“Situatën e kemi në kontroll pothuajse plotësisht. Ishin disa kanale që dolën nga shtrati, por ndërhymë mënjëherë dhe e rregulluam. Kanali Çokolica doli nga shtrati, por e rregulluan”, u shpreh Gashi.

Ndryshe, vërshime ka pasur edhe në Istog, Vushtrri, Mitrovicë dhe Junik./Klankosova.tv/