Mblidhen bashkë në Lezhë, Albin Kurti, Ziadin Sela, Shaip Kamberi e Nik Gjeloshaj (FOTO)

Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, Deputeti shqiptar në Parlamentin e Sërbisë, Shaip Kamberi dhe Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj janë bërë bashkë sot në Lezhë, për të përkujtuar 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, përcjell in7.


Pas një marshi nëpër qytetin e Lezhës, pati një tubim ku u fol për rëndësinë e Kuvendit të Lezhës dhe porositë që lanë prijësit shqiptarë të asaj kohe nën drejtimin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, për gjeneratat e ardhshme. Gjithashtu u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Qarkun e Lezhës.

Takimi përfundoi me nderime në memorialin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë./in7.tv/